Basha niset për në inagurimin e Presidentit Trump: Takime edhe me anëtarë të Kongresit e Senatit

Shqipëria

Basha niset për në inagurimin e Presidentit Trump: Takime edhe me anëtarë të Kongresit e Senatit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 14:58
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është nisur për në SHBA, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidenti i ri Donald Trump. Basha e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, duke shtuar se do të ketë edhe takime me drejtues të lartë të qeverisë amerikane.

"Me ftesë të Partisë Republikane amerikane dhe mazhorancës në Kongresin amerikan, jam nisur për në Washington ku do të marr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump, - shkruan kreu i PD-së. -  Gjatë vizitës do të kem takime me anëtarë të Kongresit dhe të Senatit, me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse të politikës së jashtme, sigurisë dhe ekonomise.

Jam i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, SHBA do të mbështese edhe më shumë përpjekjet e Shqipërisë për demokraci, mirqeverisje dhe zhvillim ekonomik.  Mbështetja e SHBA dhe e shqiptarëve të Amerikës është jetike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të denjë për Shqipërinë," ka përfunduar Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat