Aksioni i PD për zgjedhjet - Ristani: Me LSI bashkëpunojmë vetëm për zgjedhje të lira, jo koalicion

Shqipëria

Aksioni i PD për zgjedhjet - Ristani: Me LSI bashkëpunojmë vetëm për zgjedhje të lira, jo koalicion

Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:25
Ristani

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Arben Ristani, është kundër një koalicioni të mundshëm më Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa thekson se bashkëpunimi i vetëm mund të ishte për garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe implemntimin e votimit elektronik.  Në një intervistë për Ora News, Ristani thotë se votimi elektronik është terësisht i mundur, ndërsa akuzon OSBE-në për mungesë angazhimi për ndryshime në kodin zgjedhor. 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Arben Ristani, i përgjigjet kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndërsa mohon në mënyrë të prerë  çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me forcën politike që ai drejton.

LSI po aq sa PS, sipas Ristanit, është përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi.

Ristani: Sigurisht që ne jemi të hapur për të krijuar marrëveshje dhe koalicione me të gjithë spektrin opozitar, me përjashtim të partive aktualisht në qeverisje, sidomos dy partive kryesore përgjegjëse për qeverisjen e vendit, PS dhe LSI, të cilat sëbashku janë faktorët kryesorë që kanë katandisur Shqipërinë në këtë gjendje.

Teksa është kundër një koalicioni të mundshëm, Ristani thotë se bashkëpunim me LSI-në mund të ketë vetëm për të garantuar zgjedhje të lira.

Ristani: Ne jemi të hapur për të krijuar bashkëpunim me çdo forcë politike e cila pranon si zgjidhje në këto momente identifikimin biometrik dhe votimin elektronik, qofshin parti edhe brenda mazhorancës.

Ristani, i cili është njohës i  mirë i proçeseve zgjedhore për shkak se ka mbajtur detyrën e kryetarit të KQZ-së, thotë se në rast vullneti  politik, implementimi i elktronikës në zgjedhjet e 18 qershorit është terësisht i mundur, në këtë  këtë pikë ka dhe një përgjigje për OSBE-në.

Ristani: Në rast se ata do të ishin realisht të interesuar që në Shqipëri të kishim një kod që të përfshinte të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR do ta kishin bërë detyrën mirë në rast se do të ishin interesuar për këtë para zgjedhjeve të 2015. Në momentin kur çështja është ndezur tashmë nuk mund të dalësh dhe të thuash që nuk ka kohë. Ku ishe për ta bërë presionin sipas detyrës tënde, sepse secili ka detyrën e vet.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, thotë se i vetmi problem për implementimin e votimit elektronik  është çështja e financimit të sistemit, por dhe kjo sipas tij është diçka që me vullnet politik zgjidhet.

Ristani duke folur për aksionin e opozitës, tha se ende nuk ka një udhëzim për protesta, ndërsa garantoi se do të përdoret çdo mjet për të detyruar mazhorancën të pranojë votimin elektronik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat