Ish-deputeti Armando Prenga nuk përfiton nga amnistia

Shqipëria

Ish-deputeti Armando Prenga nuk përfiton nga amnistia

Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:44
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga, nuk përfiton nga amnistia. 

Burime të Gazeta Shqiptare bënë me dije se Prenga nuk përfiton nga ligji “Për dhënie amnistie” për shkak se është funksionar publik dhe subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Por, nëse Prenga do të ishte një qytetar i thjeshtë, mësohet se atij do t’i amnistoheshin 2 nga 3 veprat penale për të cilat akuzohet.

Deputeti i PS u arrestua lidhur me me ngjarjen e ndodhur para komisariatit të Kurbinit pas një përleshjeje ndërmjet pjesëtarëve të fisit Cali dhe Prenga për shfrytëzimin e Luginës së Patokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat