Basha në SHBA, takohet me senatorin Ted Cruz

Shqipëria

Basha në SHBA, takohet me senatorin Ted Cruz

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:45
Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha me senatorin Ted Cruz

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha prej ditës së djeshme ndodhet në SHBA, aty ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri Donald Trump.

Por gjatë ditës së djeshme Basha pati një takim me senatorin Ted Cruz.

“Dje kisha nderin te isha i ftuar në pritjen e organizuar nga Senatori Ted Cruz me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënëse. Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë.

Ted Cruz është vetë mishërimi i ëndrrës amerikane: me baba kubanezo-spanjoll dhe nënë irlandeze, i lindur në Kanada dhe i rritur në Teksas, sot është figura kyçe e Senatit dhe një ndër politikanët më të rëndësishëm të Amerikës. Kjo karrierë është e mundur vetëm në një vend të lirë dhe të hapur për të gjithë”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat