10 destinacionet më të lira për të pushuar në 2017, mes tyre edhe Shqipëria

Shqipëria

10 destinacionet më të lira për të pushuar në 2017, mes tyre edhe Shqipëria

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Ndër 10 destinacionet më të lira për të pushuar në vitin 2017 listohet edhe Shqipëria.

Rough Guides e specializuar për shkrimet në lidhje me turizmin, duke ju referuar, Agjencisë Kombëtare të Turizmit e rendit Shqipërinë në vendin e 6.

“Shqipëria ruan një nga brigjet e fundit të pa shkatërruar në Mesdhe. Malet, perëndimi dhe plazhe me rërë të bardhë përhapen në ujërat e ndritshme blu të detit Adriatik, ndërsa rrënojat e lashta greke dhe fshatrat historike otomane formojnë peizazhe edhe rurale.

Në Shqipëri nuk do gjeni resorte gjigande, brigje të populluara apo çmime të larta si në vendet e tjera të Mesdheut, por ushqim të freskët, bare cilësore dhe akomodim të rehatshëm me çmime disa herë më të ulëta. Me çmimet e përballueshme të fluturimeve drejt Tiranës, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të aksesueshme për udhëtarët që nuk duan të shpenzojnë shumë.

Kjo është renditja: Detroit Amerikë, Mexico Meksikë,  Transilvani Rumani, Kamboxhia, Greqi, Bregdeti shqiptar, Ishujt Filipine, Teksas Amerikë, Leipzig Gjermani, Adelaide, Australi  

https://www.roughguides.com/best-places/2017/top-budget-destinations/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat