Ju duhet vetëm pasaporta, del njoftimi i rëndësishëm për udhëtimet në SHBA

Shqipëria

Ju duhet vetëm pasaporta, del njoftimi i rëndësishëm për udhëtimet në SHBA

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:44
Ilustrim

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi në faqen e Facebook, njofton se për intervistën për vizë turistike nevojiten “vetëm pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160”.

Statusi i Ambasadës Amerikane: 

“Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat