Hyn në fuqi ligji i Vetingut, publikohet në Fletoren Zyrtare

Shqipëria

Hyn në fuqi ligji i Vetingut, publikohet në Fletoren Zyrtare

Më: 19 janar 2017 Në ora: 16:11
Ilustrim

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ligji për Vetingun është zbardhur në Fletoren Zyrtare, çka bën të mundur që ai të hyjë menjëherë në fuqi.

"Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e zbardhur.

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për të lënë në fuqi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat