Washington, Meta pritet nga ndihmëssekretari i Sigurisë, Bersin: Shqipëria partnere e rëndësishme

Shqipëria

Washington, Meta pritet nga ndihmëssekretari i Sigurisë, Bersin: Shqipëria partnere e rëndësishme

Më: 19 janar 2017 Në ora: 16:52
Ilir Meta, Alan Bersin

Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë qëndrimit në Washington ka zhvilluar një takim me ndihmëssekretarin e Sigurisë Kombëtare Alan Bersin.

Meta e Bersin diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e Sigurisë.

Kontrolli i kufijve përmes projekteve të reja dhe forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ishin tema diskutimi.

Bersin falenderoi Metën për forcimin e partneritetit me SHBA-të.

“Shqipëria është partnere e rëndësishme për SHBA”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat