Votim elektronik? Tropojani: Ne nuk dimë të shkruajmë me laps e jo më me kompjuter

Shqipëria

Votim elektronik? Tropojani: Ne nuk dimë të shkruajmë me laps e jo më me kompjuter

Më: 20 janar 2017 Në ora: 07:20
Ilustrim

Votimi elektronik është bërë temë kryesore në politikën në Shqipëri.

Por diçka e papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku u diskutua për këtë çështje.

Ka qenë deputeti i PS Taulant Balla, të cilit një qytetar i ka shkruar lidhur me këtë çështje.

“Më shkruan një qytetar nga Tropoja, do ta tregoj mesazhin. ‘O Taulant’ më tha, ‘Ne s’dimë të votojmë me laps e jo më me kompjuter”, tha Balla teksa tregoi edhe mesazhin e mbërritur në telefonin e tij.

Në replikën e tij deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha: Tregoji fotografinë e Sali Berishës dhe ta vë direkt gishtin te Sali Berisha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat