“Nuk i dua më fëmijët, kam gjetur një dashuri tjetër”, nëna shqiptare braktis tre fëmijët e mitur në mes të rrugës

Shqipëria

“Nuk i dua më fëmijët, kam gjetur një dashuri tjetër”, nëna shqiptare braktis tre fëmijët e mitur në mes të rrugës

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:01
Ilustrim

Një nënë shqiptare është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, pasi ka braktisur në rrugë tre fëmijët e saj të mitur, në Patra të Greqisë.

 Autoritetet greke, ndërkohë kanë arrestuar babain e tre fëmijëve 27-vjeçar, ndërsa kanë shpallur në kërkim nënë e tyre, 20 vjeçe.
 Ka qenë një kalimtar ai që ka parë tre vajzat në rrugë dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas disa ditësh hetime, policia ka mundur të identifikojë prindërit.

Problemet në çiftin shqiptar kishin nisur muaj më parë, ndërsa ata kishin 4 fëmijë: 3 vajza (më e vogla 6 muaj) dhe një djalë, ndërsa banonin dhe punonin në fshatin Lehena.

News247.gr shkruan se një muaj më parë, burrin e ka braktisur gruaja për një person tjetër, duke i lënë edhe të 4 fëmijët. Për të “rifituar” gruan, ai ka lënë djalin në shtëpinë e tij në fshat, ka marrë vajzat dhe i ka çuar te shtëpia e vjehrrës në qytetin e Patrës.

Pasi është njoftuar nga e ëma, nëna e 3 vajzave ka ardhur në shtëpi, i ka marrë fëmijët e saj, i ka lënë në mes të rrugës dhe është larguar.

Pasi ka dëgjuar në media lajmin, babai ka shkuar vet në polici me avokatin e tij, por është arrestuar për braktisje të fëmijëve. Ndërkohë vajza 20-vjeçe ka thënë: Nuk i dua fëmijët, kam gjetur një dashuri tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat