Rama: Votimi elektronik, alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje

Shqipëria

Rama: Votimi elektronik, alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:18
Kryeministri Edi Rama

Votimi elektronik është “alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Në një postim të gjatë Rama veçoi, sipas tij, tre të pavërteta që po “ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik”. “E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë! E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka këshilluar asnjëherë, shkruan Rama.

Sipas tij, e pavërteta e dytë është numërimi elektronik qënka një kollajllëk i madh dhe vetëm vullnet politik u dashka! “Ja pra që ne e patëm këtë vullnet atëherë, por e vërteta është se me qeverinë e vjetër ramë dakord që të mjaftoheshim në 2013-n vetëm me dy projekte pilot, një për Tiranën e një për Fierin. Dhe kjo jo se u tërhoqëm nga ndonjë presion apo se s'kishim fuqi ta vinim si kusht të panegociueshëm e t'i binim murit me kokë! Por thjesht sepse pasi dëgjuam edhe për këtë, ekspertë e njohës ndërkombëtarë të kësaj fushe, edhe përtej atyre të OSBE/ODHIR-it që ishin kategorikisht kundër, kuptuam se ishte një aventurë shumë e rrezikshme po të bëhej menjëherë në gjithë Shqipërinë, edhe sikur të pranonte pala tjetër”, vijon kreu i qeverisë.

“E pavërteta e tretë: Zgjidhjen magjike të elektronizimit të procesit zgjedhor nuk e dashkam unë apo Partia Socialiste! E vërteta është se as unë s'kam dhe s'kam si të kem asnjë problem në parim me gjithë këtë revolucion digjital, as Partia Socialiste s'ka dhe s'ka di të ketë kundërshtim për ta mbështetur një revolucion te tillë, nëse do të kishim fakte e garanci të plota se pengesat që nuk u kapërcyen dot në 2013-ën, mund të kapërcehen në qershor te këtij viti”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat