Arrestimi i autorit të masakrës në Vlorë, si i shpërblen Tahiri forcat RENEA dhe FNSH

Shqipëria

Arrestimi i autorit të masakrës në Vlorë, si i shpërblen Tahiri forcat RENEA dhe FNSH

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:52
Arrestimi i Delin Hajdaraj, 26-vjeçarit të dënuar me burg përjetë për masakrën në plazhin e Vlorës

Pak pas arrestimit të Delin Hajdaraj, 26-vjeçarit të dënuar me burg përjetë për masakrën në plazhin e Vlorës, ka reaguar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me anë të një postimi në rrjetin socials FB, Tahiri falenderon forcat speciale, RENEA dhe FNSH dhe u jep një lajm të mirë.

‘Aksioni dje per kapjen e vrasesit te 3 personave ne 2013. Falenderimi yne per forcat speciale, RENEA dhe FNSH, sigurimi shendetesor i vecante. Angazhim i permbushur. Shteti merr persiper mjekimin e forcave speciale, si detyrim madhor per djemte dhe vajzat qe perballen me krimin”-shkruan Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat