Deputeti shqiptar publikon “ftesën” për inaugurimin e Trumpit, por i shpëton detaji

Shqipëria

Deputeti shqiptar publikon “ftesën” për inaugurimin e Trumpit, por i shpëton detaji

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:28
“Ftesa” për inaugurimin e Trumpit

Prej më shumë se 1 muaji deputetë të parlamentit të Shqipërisë “bërtasin” kush më shumë e kush më pak se do të jenë prezentë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump.

Deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj poston foto të asaj që ai e quan ftesë zyrtare, por në brendësi të saj është e shkruar në gjuhën angleze se kjo është një biletë pjesëmarrjeje dhe jo një ftesë zyrtare.

“Eskluzive per mediat e per kedo qe eshte i interesuar. Kjo eshte ftesa zyrtare e deputetit Ndocaj per Diten e Betimit te Presidentit Trump!”, shkruan Ndocaj.

Ndërsa protokolli amerikan e përcakton qartë se përfaqësues zyrtar i një shteti është kreu i amabasadës së atij shteti në SHBA, që në këtë rast i bie diplomatja Floreta Luli Faber.

Ndërsa të gjithë politikanët e tjerë mund të jenë të ftuar, por jo përfaqësues të shtetit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat