Nikolla: “Mësues për Shqipërinë”, sistemi ynë i ri i emërimeve në arsim

Shqipëria

Nikolla: “Mësues për Shqipërinë”, sistemi ynë i ri i emërimeve në arsim

Më: 20 janar 2017 Në ora: 20:24
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla zhvilloi ditën e premte një takim me rreth 340 mësuesit e punësuar nga portali ‘Mësues për Shqipërinë’ në qytetin e Tiranës.

Në fjalën e saj, ministrja Nikolla theksoi se portali “Mësues për Shqipërinë” është sistemi ynë i ri i emërimeve në arsim. “Asnjëri nga ju nuk i është dashur më të kalojë nga zyra e drejtorit të DAR për të treguar teserën e partisë apo zarfin e korrupsionit për tu punësuar në arsim”, tha Nikolla.

Portali “Mësues për Shqipërinë” në këto dy vite ka mundësuar që secili nga mësuesit që kanë marrë pjesë të marrë atë cfarë realisht meriton. Mësuesit në fjalën e tyre theksuan se portali ishte për ta nisja e një epoke të re në arsimin shqiptar, ku sipas tyre më në fund u vlerësuan në sajë të meritës dhe dijeve.

Ditën e shtunë mësues nga i gjithë vendi do të testojnë dijet e tyre në portalin ‘Mësues për Shqipërinë”. Në qytetin e Tiranës me anë të portalit “Mësues për Shqipërinë” janë punësuar 181 mësues ndërkohë që në vitin 2015 159 mësues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat