Rama kujton Hoxhë Kadri Prishtinën dhe jep një mesazh me këtë foto

Shqipëria

Rama kujton Hoxhë Kadri Prishtinën dhe jep një mesazh me këtë foto

Më: 20 janar 2017 Në ora: 20:41
Me foto këtë Edi Rama ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të Hoxha Kadri Prishtinës

Me një foto bardh e zi, kreu i qeverisë Edi Rama ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të Hoxha Kadri Prishtinës, duke dhënë dhe një mesazh për shqiptarët në lidhje me fenë.

"Shqipëria është fatlume që klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës i ka pasur të shumtë.

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të dijëtarit të madh islam dhe patriotit e vizionarit mbarëkombëtar, Hoxhë Kadri Prishtinës, kjo e vërtetë e madhe që na bën krenar duhet rithënë për t'ua transmetuar brezave që përballen sot me lloj-lloj falsifikimesh historike e ideologjike.

Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës nuk ishte më e pakta vepër që Hoxhë Kadriu la në histori; gazetat që botoi në Shkodër dhe veprimtaria pedagogjike, e bëjnë atë një nga personalitetet më të spikatura të historisë sonë kombëtare", ka shkruar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat