Rama: Shqipëria fatlume për klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës

Shqipëria

Rama: Shqipëria fatlume për klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës

Më: 20 janar 2017 Në ora: 22:37
klerikët myslimanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar se Shqipëria është fatlume që klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës i ka pasur të shumtë.

Rama këtë vlerësim e ka bërë në një shkrim të publikuar Facebook, duke kujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të dijetarit të shqiptar dhe patriotit e vizionarit mbarëkombëtar, Hoxhë Kadri Prishtinës.

Shkrimi i plotë i Ramës:

Shqipëria është fatlume që klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës i ka pasur të shumtë.

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të dijëtarit të madh islam dhe patriotit e vizionarit mbarëkombëtar, Hoxhë Kadri Prishtinës, kjo e vërtetë e madhe që na bën krenar duhet rithënë për t'ua transmetuar brezave që përballen sot me lloj-lloj falsifikimesh historike e ideologjike.

Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës nuk ishte më e pakta vepër që Hoxhë Kadriu la në histori; gazetat që botoi në Shkodër dhe veprimtaria pedagogjike, e bëjnë atë një nga personalitetet më të spikatura të historisë sonë kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat