Ligji antiduhan, Inspektorati me përforcime nga rrethet

Shqipëria

Ligji antiduhan, Inspektorati me përforcime nga rrethet

Më: 21 janar 2017 Në ora: 17:06
Eltar Deda

Mosrespektimi ligjit antiduhan në disa lokale në kryeqytet ka bërë që Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror të  forcoje grupet e kontrollit  duke marrë edhe nga rrethet, për të shmangur familjarizimin e inspektorëve me pronarë të ndryshëm të  lokaleve.

“Ne nuk e mohojmë që ka subjekte që e shkelin këtë ligj. Jemi në ndjekje të problematikës. Mos të mendojë askush që është një vit zgjedhor dhe do të ketë tërheqje nga ana jonë si institucion. Përkundrazi, do të ketë shtim të punës sonë, pasi është një ligj në të mirë të shëndetit të popullatës dhe jo në dëm të tyre”, thotë Eltar Deda, kreu i ISHSH.
Një tjetër zgjidhje që mendojnë se kanë gjetur  subjeket është rrethimi i ambienteve të jashtme,  me plastmase  apo materiale të tjera duke i konsideruar si ambiente që mund të lejohet duhanpirja.

“Është vërejtur që subjekte që kanë bare e restorante, ambiente të marra për shfreytëzim nga ana e tyre kanë filluar dhe i mbyllin me materiale të tjera që janë plastmase dhe e kryejnë funksionin e murit, ambientit të mbyllur këto subjekte nuk do të lejohen përkundrazi do të gjobiten sepse është e kundraligjshme”, thotë Deda.

Kreu i inspektoriatit thotë se çdo ditë gjobiten subjekte, madje ka pasur raste  ku një subjekt  është gjobitur dy herë brenda ditës për të njëjtën shkelje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat