Kandidatët për President do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut

Shqipëria

Kandidatët për President do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut

Më: 22 janar 2017 Në ora: 08:28
Ilustrim

Të gjithë personat që plotësojnë kriteret për të kandiduar për President të Republikës, para se t’i futen garës për duhet t’i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë së pasurisë dhe të figurës ashtu siç parashikohet në ligjin e vetting-ut për zyrtarët e lartë. Por njëkohësisht, kandidatët për kreun e shtetit do të jenë edhe subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Këto parashikohen në projektligji i ri “Për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, i hartuar nga ekspertët e reformës në drejtë- si. Pikërisht në nenin 5 të tij, në pikën 2, është futur një kriter të ri që zbatohet në ligjin mbi dekriminalizimin dhe ku thuhet: “Lejohet kandidimi vetëm i shtetasve shqiptarë, të cilët i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pasurisë dhe të figurës si dhe të të dhënave të tjera të vetëdeklaruara sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike,” thuhet në pikën 2 të nenit 5 të këtij drafti. Më tej thuhet se President i Republikës mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim të pandërprerë, jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

Kujtojmë që presidentit Bujar Nishani i përfundon mandati më 24 korrik, por procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të fillojnë sipas Kushtetutës 5 muaj përpara se të mbarojë mandatit kushtetues presidencial. Duke u bazuar në praktikën ligjore që njeh pesë seancë votimi, procedura e zgjedhjes duhet të fillojë në fillim të muajit prill dhe të përfshijë 45 ditë, pra deri në fund të muaji maj. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 88 parashikon zgjedhjen e Presidentit nga Parlamenti në 5 raunde votimesh. Nëse Presidenti nuk zgjidhet me 3/5 e votave në tre raundet e para, atëherë në raundin e katërt, Presidenti zgjidhet me shumicën absolute të votave, pra me një votë më shumë se gjysma, ose me 71 vota nga 140 që ka parlamenti aktual. Vetting-u dhe roli i Presidentit Sipas afateve ligjore, brenda 30 ditëve, që nga 20 janari 2017, Presidenti i Republikës do të hartojë listën e aplikantëve që plotësojnë kriteret formale për të marrë pjesë në organet e vetting-ut dhe listën e atyre që nuk plotësojnë kriteret formale.

Ai do të mbikëqyret nga vëzhguesit ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Më pas ONM-ja do të hartojë listën e vet me ata që plotësojnë ose jo kriteret , e cila mund të jetë e ndryshme nga ajo e Presidentit. Në ditët e para të pranverës së sivjetme do të jetë Parlamenti që do të votojë zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve me përbërje të barabartë maxhorancë – opozitë, komisione që kanë për detyrë të verifikojnë dhe të përzgjedhin me një sistem elektronik anëtarët e organeve të vetting-ut, që do të votohen “si grup” në Parlament. Gjithë procesi parashikohet të zgjasë 100 ditë, afat që mund të respektohet, nëse shmangen bojkote të opozitës apo angazhime të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zbatimi i Reformës në Drejtësi është kushti themelor nga BEja që të hapë me Shqipërinë negociatat e anëtarësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat