SARED, projekti që mbështet zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale

Shqipëria

SARED, projekti që mbështet zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale

Më: 22 janar 2017 Në ora: 22:30
Ilustrim

Ekspertët  gjerman, Ana Cristina Trukhman dhe  Berthold Wohlleber, në kuadër të projektit SARED, që operon në sektorin e bujqësisë në vendin tonë, po trajnojnë fermerët për mënyrën më të mirë të ushqyerjes së blegtorisë, veçanërisht në kushtet e motit me dimër, me qëllim që të kenë rritje të prodhimit blegtoral dhe të të ardhurave në ekonomitë e tyre.

Një nga drejtimet kryesore të mbështetjes që po jep projekti SARED , në progresin e zonave rurale të paavantazhura në vendin tonë, krahas mbështetjes me grante është edhe asistenca teknike përmes trajnimeve.

Me ekspertët më të mirë të fushës, SARED po kontribuon në rritjen e aftësive të fermerëve dhe blegtorëve në 6 zona të vendit , duke i mësuar ata se si të marrin rendimente më të larta në punët e bujqësisë apo blegtorisë, si faktor kryesor në rritjen e të ardhurave në ekonomitë e tyre rurale dhe zhvillimin e vlerës së prodhimit bujqësor.

Ekspertët  gjerman, zhvilluan në Tiranë trajnimin për mënyrën më të mirë të ushqyerjes së blegtorisë, veçanërisht në kushtet e motit në dimër, me qëllim që të ketë rritje të prodhimit blegtoral dhe të të ardhurave në ekonomitë e tyre.

Në trajnimin e organizuar në Tiranë morën pjesë këshilltarë nga drejtoritë rajonale të bujqësisë, punonjës të këshillimit publik, pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës që i përkasin kësaj fushe, përfaqësues të shoqatave fermere etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat