Mos e humbisni këtë video, 60 sekonda shpëtojnë jetë

Shqipëria

Mos e humbisni këtë video, 60 sekonda shpëtojnë jetë

Më: 22 janar 2017 Në ora: 22:38
Pamje nga videoja

Policia e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë senzibilizuese për vendosjen e rripit të sigurisë gjatë vozitjes.

Në këtë video e cila është realizuar nga njësitet policore të trafikut, thuhet se vitin e kaluar janë shpëtuar 29 jetë nga vendosja e rripit të sigurisë.

“Kujtese e rëndësishme. Kjo video 1 min, mund te te shpetoje jeten. Lidh rripin”, thuhet në mesazhin e videos.

Kujtojmë se shumë prej aksidenteve që ndodhin, janë si pasojë e mosvendosjes së rripit të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat