Vetting-u, Operacioni i Monitorimit mbërrin këtë javë në Tiranë

Shqipëria

Vetting-u, Operacioni i Monitorimit mbërrin këtë javë në Tiranë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 09:32
Ilustrim

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit(ONM), që do të mbikqyrë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, pritet të mbërrijë këtë javë në Tiranë.

Trupa e vëzhguesve të huaj, e përbërë nga amerikanë dhe europianë, do të merret me përgatitjen e procesit të Vettingut, i cili konsiston në skanimin e njerëzve të drejtësisë në tre drejtime kontrollin e figurës, verifikimin e pasurisë dhe të profesionalizmit.

Puna e ndërkombëtarëve fillon në momentin kur mbyllen aplikimet për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit, dhe ka në fokus vlerësimin e të gjithë personave që synojnë të jenë pjesë e institucioneve që do të realizojnë vettingun.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të monitorojnë zbatimin e ligjit të vetting-ut, duke hetuar dhe vlerësuar të gjitha faktet për procedurën e rivlerësimit.
Gjithashtu, këtë javë pritet dhe nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e vettingut, që janë Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat