Letrat që nuk mbërritën kurrë, një tjetër zbulimi i Drejtorisë së Arkivave

Shqipëria

Letrat që nuk mbërritën kurrë, një tjetër zbulimi i Drejtorisë së Arkivave

Më: 23 janar 2017 Në ora: 10:22
Letra

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka zbuluar nga arkivat e saj disa letra të rëndësishme, duke i cilësuar si ”Letra të pa shpërndara”.

Këto letra ishin letra të destinuara për ato pak partizanë italian që kishin mbetur në Shqipëri pas çlirimit të saj nga Italia Fashiste.

Pas kapitullimit të Ushtrisë Fashiste Italiane, një pjesë e ushtarëve italianë të mbetur në Shqipëri u bashkuan me LANÇ, duke ofruar aftësitë e tyre ushtarake dhe teknike. Pas çlirimit të Shqipërisë, partizanët italianë u larguan gradualisht për në vendin e tyre.

Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri pas luftës, megjithëse këta ushtarë ishin partizanë, letrat e ardhura në adresë të tyre censuroheshin nga autoritetet shqiptare dhe nuk shpërndaheshin në destinacion.

Në fotot e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave janë zarfa me letrat e ardhura për partizanët italianë në Shqipëri, të pa shpërndara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat