Kuvendi: Procesi i zgjerimit të jetë në vëmendje të Presidencës Malteze

Shqipëria

Kuvendi: Procesi i zgjerimit të jetë në vëmendje të Presidencës Malteze

Më: 23 janar 2017 Në ora: 14:25
Dade dhe Bregu

Kuvendi i Shqipërisë kërkon që procesi i zgjerimit të jetë në vëmendje të Presidencës Malteze të BE-së, me qëllim avancimin e mëtejshëm në proces të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Më 22 janar, në Maltë u zhvillua mbledhja e kryetarëve të komisioneve parlamentare të integrimit europian dhe të politikës së jashtme, në kuadër të presidencës Malteze të Bashkimit Europian.

Në takim u prezantuan prioritetet e presidencës si migrimi, siguria, tregu i përbashkët, përfshirja sociale, etj, si dhe programi i punës së Komisionit Europian për vitin 2017, i prezantuar nga Zv/Presidenti i parë i KE-së, Frans Timmermans.

Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua në takim me Arta Daden, kryetare e komisionit të Jashtëm dhe Majlinda Bregun, kryetare e komisionit të Integrimit.

Dade dhe Bregu zhvilluan një bisedë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Maltez dhe kërkuan që procesi i zgjerimit të jetë në vëmendje të Presidencës Malteze me qëllim avancimin e mëtejshëm në proces të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
Gjithashtu, dy deputetet diskutuan dhe ndanë opinione me kryetarët e komisioneve të integrimit dhe të politikës së jashtme, mbi prioritetet e Presidencës së BE-së për 6 muajt e ardhshëm dhe nevojën për të shtuar fokusin mbi politikën e zgjerimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat