Basha takon presidentin e PE-së, Tajani: Mbështetje për Shqipërinë

Shqipëria

Basha takon presidentin e PE-së, Tajani: Mbështetje për Shqipërinë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 20:20
Lulzim Basha e Antonio Tajani

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar në Bruksel presidentin e ri të sapozgjedhur të PE, Antonio Tajani. Basha ka bërë me dije se Tajani i ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur Shqipërinë.

“Në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel, mirëpritëm dhe përgëzuam Presidentin e ri të Parlamentit Europian Antonio Tajani, i cili u zgjodh me propozim të grupit të EPP-së në Parlamentit Europian. Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si Zëvendës President dhe Komisioner i Komisionit Europian. Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re”, shprehet Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat