Ish-të përndjekurit, gati kësti i radhës për 450 trashëgimtarë

Shqipëria

Ish-të përndjekurit, gati kësti i radhës për 450 trashëgimtarë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 08:00
Ilustrim

Në një kohë që Ministria e Financave ka përparësi dëmshpërblimin e ish të përndjekurve poltik që janë gjallë edhe trashëgimtarët do të vijojnë të përfitojnë nga fondi i akorduar nga qeveria. Deri më tani nuk është shpërndarë asnjë këst për trashëgimtarët por synohet që të jepet kësti i parë dhe i dytë për të gjitha ata që nuk e kanë marrë. Vetëm pasi të bëhet dëmshpërblimi i trashëgimtarëve që s’kanë marrë këstin e parë dhe të dytë, atëherë do të nis dhënia e këstit të tretë.

Sipas Ministrisë së Financave një sërë dosjesh për trashgimtarët kanë patur probleme për shkak se nuk kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara. Prandaj financat u kërkojnë trashëgimtarëve që të bëjnë kontrollin e dosjeve. Gazeta publikon sot 450 trashëgimtarët që duhet të kotnrollojnë dosjen në mënyrë që të marrin këstin e radhës.

Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara  sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive.

Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat