Kompania kanadeze përgatitet të eksplorojë për naftë në Shqipëri

Shqipëria

Kompania kanadeze përgatitet të eksplorojë për naftë në Shqipëri

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:37
Ilustrim

Kompania kanadeze Pennine Petroleum Corporation tha të hënën se po përgatitet për eksplorim të mundshëm për naftë në zonën naftëmbajtëse në Vlorë.

Korporata tha se ka emëruar avokat të përgjithshëm Stikeman Elliott, firma ligjore e të cilit është shumë familjare me peizazhin shqiptar të energjisë dhe do të luajë një rol të rëndësishëm teksa Pennine shkon drejtë konkluzionit të Marrëveshjes për Ndarjen e Prodhimit në Bllokut Velça.

Në dhjetor 2015, Pennine u shpall fituese e tenderit për eksplorim për naftë në Bllokun e Vleçës, 10 kilometra në juglindje të qytetit port të Vlorës, në Shqipërinë e Jugut.

Blloku i Velçës mbulon një hapësirë prej 620 kilometrash katror.

Në Prill 2016 Pennine ra dakord rreth kushtet e Marrëveshjes së Ndarjes së Prodhimit me Albpetrolin, kompaninë kombëtare të naftës në Shqipëri dhe e dorëzuan dokumentacionin tek Ministria e Energjisë dhe Industrisë për miratim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat