Votimi elektronik ndez gjakrat në KQZ: "Kryetar, jep dorëheqjen"

Shqipëria

Votimi elektronik ndez gjakrat në KQZ: "Kryetar, jep dorëheqjen"

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:35
Pamje nga mbledhja e KQZ

Deklarata në media e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba se votimi elektronik mund të kryhet, nuk është pritur mirë nga anëtarët e këtij institucioni.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti në një reagim të ashpër i ka kërkuar Bibës të dorëhiqet nga posti i kryetarit të KQZ-së.

“Jep dorëheqjen, sepse nuk mund te thoni ju që teknologjia në zgjedhje nuk implementohet. Kjo nuk është detyra juaj ta thoni këtë. Thuaj që se bej dot këtë punë, ç’ punë keni ju a behet apo jo?”- ka thënë Kosovrasti.

Sipas tij, kryetarit Denar Biba nuk i takonte të fliste në intervista mediatike në emër të gjithë anëtarëve të KQZ-së, duke thënë se procesi nuk mund të realizohet brenda 5 muajsh pasi nuk është koha e mjaftueshme.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar shpërndarjen e fondeve për partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat