PPE-ja, rezolutë për Shqipërinë: Të sigurohen zgjedhje të lira dhe zbatim i dekriminalizimit

Shqipëria

PPE-ja, rezolutë për Shqipërinë: Të sigurohen zgjedhje të lira dhe zbatim i dekriminalizimit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:55
Asambleja Politike e PPE-së, foto ilustruese

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë të ditur sot se Asambleja Politike e PPE-së ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, e cila "bën thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin".

Ja mesazhi i plotë i Bashës në Fb:

"Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (PPE), e cila ka shumicën në Komisionin dhe Parlamentin Europian, diskutoi ndër të tjera zhvillimet e pritshme politike që lidhen me anëtarët e saj.

Asambleja miratoi me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shitblerjen e votës.

Rezoluta bën thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e PPE-së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit dhe të ardhmen tonë Europiane, si dhe angazhimin tim për përmbushjen e këtyre qëllimeve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat