‘Hajnat e dreqit, na shkatërruat', Rama u bën moral komentuesve: Noshta je djalë me profil vajze që flet kështu...

Shqipëria

‘Hajnat e dreqit, na shkatërruat', Rama u bën moral komentuesve: Noshta je djalë me profil vajze që flet kështu...

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:41
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Teksa kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij në profilin në Facebook, prezantimin për Rilindjen e fshatit – Uji në parcelë, infrastruktura rurale dhe fuqizimi i mëtejshëm i bashkëpunimit qeveri – bashki, dhjetëra komentues nuk kanë kursyer asnjë akuza apo shqetësim të tyre në lidhje me problematikat e jetës së përditshme.

Që nga ato për varfërinë, premtimet që nuk mbahet, premtimet e radhës si mashtrim në prag të zgjedhjeve, shtetin që nuk e bëri si e premtoi e me radhë. 

Replikat 

Komentuesi: si ka mundësi qe jemi vendi i dyte ne europe per burime vaji natyror dhe jemi vendi me i varfer ne europe? zoti kryeministër.  

Rama: Vendet nuk zhvillohen sepse kane po sepse dine! 

Komentuesi: Z kryeminister per rrugen Reps-Fushe Arres cfare do behet. Jepi frym dhe asaj zone 

Rama: Do ta bejme 

Komentuesi: Nuk e di por me duken te gjitha mashtrime.sepse po afrohen zgjedhjet ndaj ky eshte mashtrimi i radhes? 

Rama: Te duken gabim Flamur se kemi tre vjet e gjysem qe po punojme dite – nate ne kete drejtim 

Komentuesi: nje pytje z kryminister po villen leket ne banka ti me thua se kemi ber shtet 

Rama: Jo villen po vidhen dhe vidhen edhe ne mes te Amerikes e te Frances nuk ndodh vetem ketu, por jane raste shume te vecanta keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te thene a kemi bere a s’kemi bere shtet, sepse ka sa te duash te tjera perderisa ne po bejme shtet po ende s’e kemi bere ashtu sic duhet per ta quajtur me plot gojen shtet! 

Komentuesja: Madhësia e xhepave sepse na jan mbush dhe tash kemi nevoj për xhepa më të mëdha… hajnat e dreqit 

Rama: Nje vajze nuk flet me kete gjuhe them une, po ndoshta je djale pa edukate dhe profilin e ke si vajze se s’ka mundesi kjo gjuhe vulgare keshtu! 

Komentuesja: sa keq më vjen, po jam vajz dhe nëse nuk të pëlqeu realiteti që thash unë mos u bëni hajna se na shkatrrut gjith shqiptaret kudo që janë… Lerini fjalët dhe premtimet, kapuni për veprash. nuk do të thotë që të gjith janë gënjeshtar/re skam nevojë të hap profil të rrem… Mjafton ju të jeni realist dhe ne vepra… Kaloni mirë dhe hidh një sy rreth e rrotull në tokat shqiptare 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat