Deklaratat e pasurisë, ILDKPKI në punë edhe në fundjavë

Shqipëria

Deklaratat e pasurisë, ILDKPKI në punë edhe në fundjavë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:43
ILDKPKI

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bën me dije se do të shtohen oraret për dorëzimin e deklaratave të pasurisë për subjektet e rivlerësimit.

Përveç infrastrukturës së nevojshme, ILDKPKI thotë se dorëzimet do të bëhen edhe gjatë ditës së shtunë dhe ditës së diel.

“Për këtë qëllim, si dhe duke pasur parasysh numrin e madh të subjekteve të rivlerësimit, ILDKPKI ju njofton se shërbimi që do të ofrohet për këtë proces do të jetë i arritshëm çdo ditë të javës, nga e hëna në të premte, ora 8:00 deri në 18:00, ndërsa të shtunë dhe të diel, nga ora 9:00 deri në 17:00”, njofton ILDKPI-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat