Bushati flet për dialogun Kosovë-Serbi: Ja çfarë do ta fuste sërish në luftë Ballkanin

Shqipëria

Bushati flet për dialogun Kosovë-Serbi: Ja çfarë do ta fuste sërish në luftë Ballkanin

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:28
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” ka folur për takimin e sotëm mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, takim që vjen pas tensioneve të fundit me urdhër-arrestin ndaj Haradinajt, trenin por edhe deklaratave për luftë të disa politikanëve serbë.

Ai mendon se Kosova duhet të tregohet e përmbajtur dhe larg show-t mediatik, ndërsa u shpreh kundër bisedimeve për shkëmbim territoresh dhe shpërngulje njerëzish, që sipas analistit, mund edhe ta fusnin sërish në luftë Ballkanin.

“Jam për një përforcim të atyre vlerave që kanë qenë përfituese për shqiptarët. Po të kthehemi në vitin 1999, a prevaloi koncepti i ndërrimit të territoreve apo i disa vlerave? Shqiptarët fituan se bota i pa si mishërim të vlerave, lirisë dhe demokracisë. Nëse ndërrojmë hierarkinë e vlerave dhe flasim për ndërrime territoresh dhe shpërngulje popullsie hapim një precedent se çdo bëhej me shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës dhe Bujanovcit? Çdo bëhet me Republikën Serbsak të Bosnjës? Do hapej një kuti Pandore që më shumë se sa ta qetësonte do e fuste Ballknin në luftë. Ndaj nuk jam për dialog në të tilla nivele si shkëmbim territori apo zhvendosje popullsie”.

Duke sqaruar se pse serbët kanë rindezur këtë hov të ri nacionalizmi, Bushati argumentoi që Kosova, dhe politikanët e saj nuk duhet të bien në grackë. Duke iu referuar rastit të trenit, Bushati tha se politikanët e Kosovës duhet të lënë show-n mediatik, duke iu referuar rastit të trenit, dhe të jenë më të kujdesshëm.
“Është e vërtetë që takimi bëhet të sheshuar tensionet në një kohë që serbët po mundohen të ngrenë vatra tensioni jo vetëm në kufirin që ndan ura e Ibrit, por edhe në Mal të Zi, tek Republika Serbska në Bosnje. Kjo vjen si pasojë e një lloj krize të brendshme që po kalon BE, edhe Trump në Amerikë i ka dhënë një lloj hovi tjetër nacionalizimit serb, për të rikuperuar terrenin që kanë humbur në këto 20 vjet, siç mendojnë ata”.

Më tej Bushati thotë se duhet të bëhet sa më pak propagandë me qëllim që të mos hapet ajo që e quajti “kutia e Pandorës” që do e fuste Ballkanin në luftë.

“Faktorët në Prishtinë janë të ndarë, nga njëra anë qeveria dhe kryeministri, ndërsa opozita e ka vënë në pikëpyetje se a janë të aftë Mustafa e Thaci që kanë bërë në të kalurën marrëveshje me serbët. Këto do jenë sfidat e dialogut të sotëm”.
Bushati më tej, komentoi edhe faktin pse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pjesë e bisedimeve.

“Hashim Thaçi është bërë pjesë e bisedimeve për të marrë rol ndërkombëtar. Dialogu zhvillohet paralelisht me kohën kur në Prishtinë po ngrihet Gjykata Speciale, e cila pritet të hapë edhe dosjet e luftës. Thaçi ndoshta ndjehet i rrezikuar, ndaj do një rol më të madh ndërkombëtar, do një rol garanti të marrëdhënieve shqiptaro-serbe”.

Treni, ne akoma s’kemi asnjë dokument si kanë vepruar institucionet e Kosovës për ta zmbrapsur. Tentativa për show se di sa zgjidhje e mirë mund të jetë për problemet reale. Nacionalistët serbë janë në një lloj testimi, dhe po shohin deri ku mbajnë shqiptarët. Mendoj që është më mirë të qenit të kujdesshëm se sa protagonistë mediatikë.

Ndërsa ndikimin që pritet të ketë politika e presidentit të ri Amerikan, Donald Trump në Ballkan dhe Shqipëri, Bushati thotë që duhet të kalojnë disa kohë, që të fillojë të ndjehet. Po sipas tij,

“Ka një si lloj trullosje, sikur efekti Trump mund të lëvizte gjithë ekuilibrat botërore. Mund të jetë e vërtetë në raportin e fuqive të mëdha, aq i menjëhershëm këtej nga viset tona nuk më duket. Shikoni ç’po ndodh në Maqedoni, edhe në Kosovë ka frikë, në Tiranë e njëjta propagandë, që do shkulë Ramën nga pushteti. Fabula ballkanike që prodhon më shumë histori se sa kemi fuqi të konsumojmë. Është edhe ajo paduria se kë ftoi Trump, kush pati ftesë zyrtare etj. Për fatin tonë të keq ne i përkasim një vendi të vogël në skaj të Ballkanit dhe se sa kohë do të duhet të arrijë vala e efektit Trump, një gjë është e sigurt që nuk mund të flasim për sot e nesër’, SQAROI Bushati.

Po sipas tij, në Shqipëri efekti i Trump po përdoret për politikë të brendshme.

“Në Shqipëri partitë po e përdorin për politikë të brendshme. Edhe LSI i bën karshillëk ndaj Ramës me thënien që zgjedhjet e ardhshme do t’i zgjidhë administrata e Trump”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat