Votimi elektronik, PD akuzon kreun e KQZ për shkelje të paanshmërisë

Shqipëria

Votimi elektronik, PD akuzon kreun e KQZ për shkelje të paanshmërisë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:40
KQZ

Përfaqësuresi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të zgjedheve, Njazi Kosovrasti akuzoi kreun e këtij institucioni, Denar Biba se me qëndrimin e tij kundër aplikimit të votimit elektronik, ka shkelur betimin e tij për të qenë i paanshëm. Nga ana tjetër Denar Biba e konsideroi diskutimin e votimit elektronik 5 muaj përpara zgjedhjeve si qesharak.

Denar Biba: Unë do doja që dikush nga ju të më thoshte qe e keni gabim, nuk ka vend ne bote qe e ka bere votimin elektronik per 5 muaj

Kjo deklaratë e kreut të KQZ, Denar Biba, ditën e dielë u konsiderua si shkelje e kodit zgjedhor nga përfaqësuesi demokrat Njazi Kosovarasti. Sipas Kosovrastit, kryetari i KQZ duhet të jetë i paanshëm dhe nuk i takon të shprehet për çështje politike.

Kosovrasti: Jemi në situatën që unë e konsideroj të pakëndshme që ka ndodhur këtu në KQZ me ju, lidhur me një deklarim në media. Unë mendoj se ju si kryetar i KQZ duhet të ruani paanshmërinë lidhur me problematika të kësaj natyre. Nuk e keni detyrimin ligjor të bëni dhe e keni të gabuar një gjë të tillë.

Në kundërpërgjigje, përforcoi qëndrimin e tij. Biba tha se të diskutosh 5 muaj përpara zgjedhjeve për votim elektronik, është qesharake.

Biba: I pabazuar në asnjë lloj argumenti juaj, është bindja ime sikurse është bindja juaj. Nuk ka asnjë diskutim që të jetë më qesharak në këtë prga zgjedhje dhe  jo për të ardhmen aplikimi i elektronikës në zgjedhjet e 2017. Ky është diskutimi me qesharak që mund të bëhet

Në mbledhje Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi modelet e shenjave dalluese për zgjedhjet e 18 qershorit, zarfat e sigurisë dhe dokumentacionin e punës së KZAZ-ve për zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat