Afera e CEZ/ Shkëlzen Berisha padit juristin e OSHEE

Shqipëria

Afera e CEZ/ Shkëlzen Berisha padit juristin e OSHEE

Më: 24 janar 2017 Në ora: 23:49
Shkëlzen Berisha

?Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka bërë të ditur se do të padisë në Prokurori ndaj juristit të OSHEE-së Romeo Karaj, lidhur me deklaratat e këtij të fundit të bërë në një intervistë në Report TV.

Përmes një postimi në Facebook, Shkëlzen Berisha thotë se disponon të gjitha faktet për të denoncuar juristin e OSHEE, i cili tha se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar me Kastriot Ismilajn për në Pragë.

Sipas Berishës, këto deklarata janë shpifje dhe tashmë do të vërtetohen edhe në rrugë ligjore.

Statusi i Shkëlzen Berishës:

Te dashur miq sot nje nga tualetet mediatike te Rames qe ushqehet me para publike permes koncesioneve te dhena nga qeveria, percolli shpifjen e radhes sipas se ciles une paskam udhetuar me z.Ismailaj (me te cilin nuk kam pasur kurre asnje lloj lidhje e aq me pak pune apo udhetime te perbashketa) drejt Prages per ta ndihmuar ate ne lidhje me kontratat e tij me CEZ.

Per ta vertetuar kete u serviren disa gjysma datash kur z.Ismali dhe une kemi rastisur ne vajtje ose ne kthim (asnjehere ne te dyja) ne te njejtin avion ne segmentin Tirane - Vjene. Per te hamendesuar per ate qe ka ndodhur pertej ketij segmenti, ne mungese te fakteve, media ne fjale serviri shpifjet e porositura te urithit te Rames.

Une si cilido pasagjer pergjigjem vetem per veten dhe destinacionin tim dhe nuk mbaj asnje pergjegjesi kush hipen apo ku shkojne 200 udhetaret e tjere te avionit. Pavaresisht kesaj deklaroj me pergjegjesi te plote ligjore se nuk kam udhetuar kurre as ne Prage dhe ne asnje destinacion tjeter te rruzullit as me z.Ismailaj as me ndonkend te afert me te.

Disponoj te gjitha provat e duhura per te paditur per shpifje te gjithe ata qe mendojne se do shpetojne koncesionet, sarajet , parate e vjedhura ne marreveshjet me CEZ dhe lekuren e tyre permes mashtrimit dhe trillimit.

Padia per shpifje do te jete PENALE !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat