Greqia 'tërbohet' nga shqiponja dykrenare, përgjigjen ia japin karabinierët italianë!

Shqipëria

Greqia 'tërbohet' nga shqiponja dykrenare, përgjigjen ia japin karabinierët italianë!

Më: 25 janar 2017 Në ora: 10:27
Ushtarët grekë me origjinë shqiptare, janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Greqisë, teksa krijojnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dykrenare

Edhe Italia është një vend i Bashkimit Evropian i cili ka shumë shqiptarë si fqinji ynë jugor Greqia. Po sipas ligjeve italiane, shqiptarët që janë atje në moshën e ushtrisë dhe kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, janë pjesë e forcave të armatosura të Italisë.

Madje marrin pjesë dhe në misione jashtë vendit, me këto forca duke përfaqësuar shtetin italian. Por asnjëherë nuk u është ndaluar simboli kombëtar. Ku pozojnë herë me flamurin kombëtar hedhur sipër spaletave ushtarake italiane herë me shqiponjën dykrenare, simbol që bëhet me duar.

S’kemi pasur as diskutim në rrjetet sociale për këtë gjë, jo më të reagojnë ministri i Mbrojtjes apo zyrtarë të tjerë italianë.

Rastin më të fundit e sjell bashkë me fotot një shqiptar. Ai është Hajri Kaçi nga Lura i qarkut të Dibrës, i cili prej vitesh jeton në Torino të Italisë.

Kaçi ka publikuar një foto të tij me dy karabinierë që bëjnë simbolin e shqiponjës. Dhe ata janë italianë. Hajri Kaçi nënvizon faktin se ushtarakët italianë e kanë bërë këtë shenjë për të respektuar atë si qytetar i kombësisë shqiptare.

Image

Shqiptari Hajri Kaçi me dy karabinierë italianë që bëjnë simbolin e shqiponjës

Ndërkohë që vetë Kaçi është tepër i shqetësuar se pse ky simbol e nervozon shumë Greqinë, aq më tepër po thuhet se është e dënueshme në Greqi, sikurse po paralajmërohet për ushtaratë sjhqiptarë të armatave greke që janë në fotot e publikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat