Vetëvrasja e të riut në Kamzë, Basha: Nuk do të lëmë asnjë familje në errësirë

Shqipëria

Vetëvrasja e të riut në Kamzë, Basha: Nuk do të lëmë asnjë familje në errësirë

Më: 25 janar 2017 Në ora: 13:21
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas vetëvrasjes së të riut nga Kamza që nuk kishte 800 mijë lekë të paguante energjinë elektrike.

Me një shënim në Facebook, Basha thotë se kjo është një dramë e sjellë nga kjo qeveri, ndërsa premton se nuk do lihet asnjë familje në errësirë për faktin se nuk paguan dot energjinë.

Shënimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamëz, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës."

Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj. Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit të shumës së parave i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Kjo dramë e përsëritur këto vite për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë duhet të marrë fund!

Ne nuk do të lemë asnjë familje në errësirë se nuk paguan dot energjinë. Deri në 200 kw energji për muaj do ta paguajë shteti për familjet në pamundësi ekonomike.

Në qeverisjen tonë buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për çdo familje. Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur në dëshpërim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat