Grekët i kundërpërgjigjen “shqiponjës” me Vorio-Epirin

Shqipëria

Grekët i kundërpërgjigjen “shqiponjës” me Vorio-Epirin

Më: 25 janar 2017 Në ora: 14:23
Ushtarët e njësive greke me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë

Fotografia ku shihen shtatë ushtarë grekë duke e bërë shqiponjën me duar, ka ngjallur reagime të shumta në shtetin e Greqisë.

Por ushtarët e njesive tjera në ushtrinë greke nuk e kanë lënë pa i’u “hakmarrë” atij veprimi.

Ata kanë publikuar disa fotografi ku shihen duke mbajtur në dorë flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, ose siç njihet “Autonomia e Veriut të Epirit 1914”.

Image
Ushtarët duke mbajtur në dorë flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, ose siç njihet “Autonomia e Veriut të Epirit 1914”

Ky flamur po cilësohet si një provokim i shtetit grek, dhe mbetet të shihet nëse do të reagojë ministri i mbrojtjes së Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat