Bregu "shuplakë" Bashës: Po futesh në zgjedhje si viktimë

Shqipëria

Bregu "shuplakë" Bashës: Po futesh në zgjedhje si viktimë

Më: 25 janar 2017 Në ora: 21:34
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu e njohur edhe për kritikat ndaj kryedemokratit Basha, duket se nuk është e kënaqur edhe me strategjinë që po përdor partia më e madhe opozitare për të hyrë në zgjedhje.

Sipas Bregut, fryma me të cilën PD-ja po hyn në zgjedhje nuk është e duhura, ndwrsa shton se zgjedhja e strategjisë i takon kryetarit.

Në një intervistë për ABC News, Bregu tha se fryma me të cilën PD-ja po shkon në fushatë duhet të jetë larg profilit të viktimës, apo të humbësit.

“Përsa i përket pjesës së strategjisë elektorale përgjigjet kryetari. Në një fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit. Fryma me të cilën një parti hyn në zgjedhje është një çështje që për mendimin tim duhet konsideruar seriozisht.

Në fushatë hyhet me frymë optimiste. Fushata është e vakët. Do ishte shumë më mirë që ne të kishim filluar një fushatë të plotë pak më herët.

Vazhdoj t’i qëndroj atyre që kam thënë. Çështja nuk është të tregosh me gisht kundërshtarin.

Kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë”, u shpreh Bregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat