Sot ratifikohet marrëveshja për linjën e transmisionit Shqipëri- Maqedoni

Shqipëria

Sot ratifikohet marrëveshja për linjën e transmisionit Shqipëri- Maqedoni

Më: 26 janar 2017 Në ora: 08:46
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi në Shqipëri, në seancën e radhës të së enjtes ka në rend dite ratifikimin e dy marrëveshjeve me palën gjermane për bashkëpunim financiar për projektin linja e transmisionit 400 kv Shqipëri–Maqedoni.

Krahas tyre, në rend dite është akti normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2016, pr/ligji “Për sigurinë kibernetike” dhe ratifikimi i protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe shteteve EFTA.

Megjithatë, zhvillimet politike ne vend, si reforma zgjedhore, drejtësia, etj, pritet të marrin kohën më të madhe të diskutimeve në seancën e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat