Bushati sulmon Blushin pas akuzës 'helmatisët marrëdhëniet me Greqinë për PDIU-në!'

Shqipëria

Bushati sulmon Blushin pas akuzës 'helmatisët marrëdhëniet me Greqinë për PDIU-në!'

Më: 26 janar 2017 Në ora: 14:41
Ditmir Bushati

Deputeti Ben Blushi ka akuzuar ashpër Kryeministrin Edi Rama për diplomaci të dobët dhe të personalizuar, deri atje sa ka helmatisur marrëdhëniet e një shteti me Greqinë  për shkak të një partie të vetme.

Ka qënë ministri  i Jashtëm Ditmir Bushati që i është kundërvënë Blushit me fjalët;

“Marrëdhëniet me Greqinë nuk janë ato që do donim të ishin. Këto marrëdhënie janë ato që kemi votuar sëbashku tre vjet më parë dhe më vjen keq që the se i kemi helmatisur për shkak të PDIU-së. Ne jemi qeveria që për herë të parë ka përfshirë çështjen çame në programin e saj. Kjo është një dëshmi tjetër e abuzimit tënd me politikën e jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat