Kuvendi ratifikon marrëveshjen për linjën e transmisionit me Maqedoninë

Shqipëria

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për linjën e transmisionit me Maqedoninë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 19:47
Kuvendi i Shqipërisë

(E plotësuar) - Kuvendi miratoi të enjten të gjitha cështjet e parashikuara në rendin e ditës së seancës së sotme. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi braktisi sallën pak para nisjes së procedurës.

Me 76 vota deputetët e maxhorancës miratuan aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2016. Ndryshimet lidhen me rialokimin e fondeve në destinacione të tjera të nevojshme, sic është mbështetja për shtresat në nevojë.

P/ligji “Për sigurinë kibernetike”, i miratuar me 76 vota, synon rritjen në një nivel të lartë të sigurisë në rrjetet dhe sistemet e informacionit, përmes përcaktimit në ligj të masave të detyrimeve ndërmjet subjekteve që operojnë në fushën kibernetike.

Ratifikimi i dy marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për financimin e projektit linja e transmisionit 400 kv Shqipëri–Maqedoni u miratua me 76 vota. Vlera totale e projektit parashikohet ne vleren e rreth 70 milionë eurove. Marrëveshja mundëson marrjen e një huaje me kushte të favorshme nga KFWja, e cila akordohet në kuadër të bashkëpunimit publik zhvillimor me vlerë deri në 30 milion euro.

Ratifikimi i protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë, ndërmjet palës shqiptare dhe shteteve EFTA kaloi me 77 vota. Marrëveshja garanton ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të tij.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi linjën e transmisionit me Maqedoninë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dy marrëveshjeve mes Qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, për financimin e projektit linja e transmisionit 400 kv Shqipëri–Maqedoni.

Vlera totale e projektit parashikohet të jetë rreth 70 milionë eurove. Marrëveshja mundëson marrjen e një huaje me kushte të favorshme nga KFW-ja, e cila akordohet në kuadër të bashkëpunimit publik zhvillimor me vlerë deri në 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat