Llalla lëshon udhëzimin për vartësit: Mbani raport vjetor për hetimin!

Shqipëria

Llalla lëshon udhëzimin për vartësit: Mbani raport vjetor për hetimin!

Më: 27 janar 2017 Në ora: 11:22
Adriatik Llalla, ka përcaktuar edhe mekanizmin që duhet të ndjekin vartësit e tij për të kryer këtë raport, ndërkohë që duhet të jenë të vëmendshëm në çdo detaj të punës së tyre.

Prokurori i Përgjithshëm në fundin e vitit të kaluar ka lëshuar një urdhër me anë të të cilit ju kërkon vartësve të tij të mbledhin në një raport vjetor gjithë punën e tyre. Ai ka vendosur që muaji shkurt të jetë afati i fundit i dorëzimit të këtij raporti ndërkohë që në një mori pikash janë përcaktuar qartë të gjitha detyrat që duhet të zbatojnë prokurorët e gjykatave të Shkallës së Parë në vend dhe atyre të Gjykatave të Apelit. Kreu i akuzës, Adriatik Llalla, ka përcaktuar edhe mekanizmin që duhet të ndjekin vartësit e tij për të kryer këtë raport, ndërkohë që duhet të jenë të vëmendshëm në çdo detaj të punës së tyre.

“Drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit të juridiksionit të përgjithshëm të përgatisin brenda muajit shkurt të çdo viti raportin mbi ecurinë e punës në prokurorinë përkatëse përgjatë vitit paraardhës dhe ia paraqesin Prokurorit të Përgjithshëm. Raportimi duhet të përfshijë dhe analizojë konkretisht drejtimet dhe përparësitë në luftën kundër kriminalitetit, të dhëna për numrin, llojet, shtrirjen territoriale, intensitetin dhe format e kriminalitetet në juridiksionin e prokurorisë përkatëse, të dhëna të detajuara lidhur me efektivitetin e ndjekjes penale, cilësinë e përfaqësimit të akuzës në gjyq, informacion mbi zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm të nxjerra në bazë të tyre”.

Njëkohësisht bëhet me dije se në udhëzim është përcaktuar edhe fakti i të dhënave për çdo prokuror dhe OPGJ: :Të dhëna për ngarkesën e punës në prokurorinë dhe për çdo prokuror dhe oficer të Policisë Gjyqësore të seksionit, të dhëna për administrimin e prokurorisë, elemente të tjera thelbësore në veprimtarinë e prokurorisë përkatëse dhe problematikat e hasura. Modeli i raportit vjetor që përgatitet nga drejtuesit e prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit duhet të përmbajë të gjithë informacionin e duhur që është përcaktuar në të gjitha pikat. Drejtuesit e prokurorive do të jenë përgjegjës tepër saktësinë e të dhënave që përmban në raport ndërsa këto të dhëna nxirren vetëm nga regjistrat penalo që administrohen në prokurori dhe duhet të sigurojnë përputhshmëri me statistikat zyrtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat