Luan Rama nga Shkodra: LSI i respekton, nuk i prish marrëveshjet!

Shqipëria

Luan Rama nga Shkodra: LSI i respekton, nuk i prish marrëveshjet!

Më: 27 janar 2017 Në ora: 16:29
Nënkryetari i LSI Luan Rama

Strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër kanë zhvilluar sot një mbledhje me drejtuesit e saj.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Nënkryetari i LSI Luan Rama. Në fjalën e tij, Rama theksoi se LSI në Shkodër është kthyer tashmë në një model qytetarie dhe bashkëpunimi.

Rama tha më tej se prej vitesh tashmë është konsoliduar fakti që LSI është një forcë politike që i respekton marrëveshjet dhe ka qenë gjithnjë garantë e konsensusit.

“LSI në Shkodër është kthyer në model qytetarie dhe bashkëpunimi. LSI është tashmë dimensioni qytetar i politikës shqiptare. Kjo pasi LSI i respekton, nuk i prish marrëveshjet. Ne jemi model bashkëpunimi dhe konsensusi.” tha ndër të tjera Luan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat