Shqipëria goditët nga një tërmet me fuqi 4.5 shkallë të Rihterit

Shqipëria

Shqipëria goditët nga një tërmet me fuqi 4.5 shkallë të Rihterit

Më: 27 janar 2017 Në ora: 18:20
ilustrim

(E plotësuar) - Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallë të Rihterit u regjistrua pasditen e së premtes në jugun e Shqipërisë, me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit si Berat, Fier e Vlorë.

Qendra Sizmologjike Evropiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 4.5 shkallë, me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra.

Deri tani nuk ka të dhënë për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti “shkund” Tiranën

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Tiranë dhe zonat përreth.

Ende nuk dihet intensiteti dhe epiqendra e tërmetit.

Nuk ka njoftim për dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat