Ja cili ishte reagimi i Ramës pas shkarkimit të Ylli Manjanit

Shqipëria

Ja cili ishte reagimi i Ramës pas shkarkimit të Ylli Manjanit

Më: 31 janar 2017 Në ora: 07:14
Edi Rama dhe Ylli Manjani

Kreu i qeverisë Edi Rama, teksa pritej që të kishte një reagim të tij në lidhje me vendimin për të shkarkuar nga posti i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanin, në fakt ka bërë një veprim ndryshe.

Ai nuk ka folur as reaguar në asnjë status apo deklaratë për këtë vendim, por ajo çfarë ka bërë mbrëmjen e sotme ka qenë pikërisht postimi i disa fotove nga aktiviteti i mbajtur për regjistrimin kombëtar të adresave të qytetarëve në gjithë vendin. Janë disa foto të aktiviteti dhe një postim i tij lidhur me këtë nismë të qeverisë që në faskt, kanë lënë hapësirën e mundshme të komentuesve për të ‘kërkuar llogari’ për këtë vendim, por që në fakt Rama ka zgjedhur të hesht. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat