Ambasadorët Lu e Borchard shkojnë në zyrën e Bashës

Shqipëria

Ambasadorët Lu e Borchard shkojnë në zyrën e Bashës

Më: 31 janar 2017 Në ora: 10:50
Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe Donald Lu

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur paraditen e sotme dy ambasadorët e SHBA-së dhe OSBE-së, Donald Lu dhe Bernd Borchard.

Sipas mediave, dy ambasadorët kanë mbërritur rreth orës 10:30 të paradites në zyrën e kreut të PD-së. Ky i fundit sapo ka përfunduar një vizitë në SHBA dhe disa vende të BE-së.

Nuk dihen arsyet e qarta të kësaj vizite në zyrën e kryedemokratit, por besohet se bëhet fjalë për kushtin e Bashës në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit 2017, atë të votimit elektronik.

Një ditë më parë Basha në një konferencë për median u shpreh se tani shteti është i kapur nga Klemend Balili. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat