Rama kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Gjysma do ikin nga Vettingu!

Shqipëria

Rama kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Gjysma do ikin nga Vettingu!

Më: 31 janar 2017 Në ora: 13:56
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët u zgjodhën vetëm pak ditë më parë përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit.“

"Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen, ‘jep shpirte por nuk heq dorë’, siç u pa dhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të nisi Vettingut, nuk i jep mundësi ekonomisë të marrë frymë lirisht”, tha Rama.

Këto deklarata kreu i Qeverisë i bëri gjatë prezantimit të projektit “1 miliard”, një pjesë e rëndësishme e të cilave do të shkojnë për infrastrukturën. 

Por në sallë nuk ishte i pranishëm ministri Sokol Dervishaj nga rradhet e LSI-së, por zëvendësi i tij, Bahri Shaqiri. Në përfundim të aktivitetit, Rama u pyet  lidhur me shkarkimin dhe akuzat e Ylli Manjanit, por nuk e komentoi atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat