Rama tek Meta para seancës së nxehtë, pas 'bombave' të Manjanit

Shqipëria

Rama tek Meta para seancës së nxehtë, pas 'bombave' të Manjanit

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 11:21
Kryeministri Edi Rama

Krerët e koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë takuar sot si çdo javë, një ditë para seancës parlamentare për të rakorduar qendrimin e tyre nesër në Kuvend përballë opozitës.

Ka qënë Rama që ka shkuar në zyrën e Metës, tek Kryesia e Kuvendit.

Seanca e nesërme parlamentare pritet të jetë e ndezur, pas zhvillimeve të forta politike të ditëve të fundit, shkarkimit të ministrit të Drejtësisë dhe akuzave të tij të mprehta.

Po ashtu, opozita ka njoftuar nisjen e aksionit të saj, protestave mbarëqytetare në kushtet kur mazhoranca nuk po angazhohet për të garantuar votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e qershorit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat