Mediu: Ballkani i shqetësuar nga provokimet ruse dhe trafiku i drogës

Shqipëria

Mediu: Ballkani i shqetësuar nga provokimet ruse dhe trafiku i drogës

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 15:35
Fatmir Mediu në Komitetin e Sigurisë u zhvillua Forumi i Dytë për Terrorizmin dhe Sigurinë Kibernetike me inisiative të Senatorit Jim Inhofe

Në Komitetin e Sigurisë u zhvillua Forumi i Dytë për Terrorizmin dhe Sigurinë Kibernetike me inisiative të Senatorit Jim Inhofe dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në këtë takim morën pjesë: senatori Mike Rounds, senatori Mike Perdue, kongresmeni John Ratcliffe, kongresmeni Robert Aderholt si dhe James Carafano, nje nga njerëzit kryesor per sigurinë në ekipin e tranzicionit të Presidentit Trump. Pjesë e këtij forumi ishin përfaqësues nga pothuaj gjithë vendet e Ballkanit, anëtarë të Bundenstagut, Parlamentit Evropian dhe Austrisë.

Në këtë takim të drejtuar nga senatori Inhofe dhe z.Mediu, në emër të Shqipërisë fol ish-kryeministri Majko, ndërkohë që një tjetër i ftuar nga Shqipëria ishte edhe deputeti Astrit Veliaj.

Mediu parashtroi në fillim të takimit situatën e vështirë në Ballkan, provokimet dhe tensionet etnike, ndërhyrjen ruse, pretendimin e saj për të ndërtuar një aleancë ushtarake në Ballkan për t’ju kundërvënë zgjerimit të NATO-s.

Situata në vendet e Ballkanit është shqetësuese përve problemit të "foreign fighters" dhe kthimit të tyre, situata e krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikut të drogës e bën problemin më prezent dhe shqetësues. 

Mediu theksoi po ashtu se situata në Shqipëri dhe mungesa e vullnetit të qeverisë po vendos në rrezik serioz zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë vendimtare për Shqipërinë.

Të gjithë folësit theksuan nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe njohjen dhe marjen e masave kundër "Cyber threat".

Senatorët dhe kongresmenët, si dhe Carafano shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin konkret dhe angazhimin e administrates Trump në këtë marrëdhënie.‎

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat