Hapja e negociatave, Basha: BE ka vendosur si kusht kryesor zgjedhjet e lira

Shqipëria

Hapja e negociatave, Basha: BE ka vendosur si kusht kryesor zgjedhjet e lira

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 15:44
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së me anë të një deklarate të shkurtër ka komentuar rezolutën e BE-së për Shqipërinë që ka vendosur si kusht kryesor, bërjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Rezoluta e djeshme e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian e ka theksuar edhe një herë zyrtarisht këtë gjë.

Ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë.

Katër vjet qeverisje nga Edi Rama e ka detyruar Evropën t’i vendosë Shqipërisë një kusht elementar demokratik: zgjedhjet e lira”, thotë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat