“Zgjedhjet e lira të rëndësishme për integrimin e vendit”

Shqipëria

“Zgjedhjet e lira të rëndësishme për integrimin e vendit”

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 18:26
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e radhës së grupit parlamentar. Kryetari Lulzim Basha ka folur për situatën në të cilën ndodhet vendit, por edhe për zgjedhjet e qershorit.

Sipas tij, investimet e huaja mungojnë, nuk ka punë, shqiptarët largohen masivisht nga vendi dhe dalja nga kjo gjendje është prioritet për Partinë Demokratike.

“Pas mbledhjes së fundit të kryesisë kur iu informova për turin e takimeve në Uashington, Bruksel dhe Berlin dhe pasi vendosëm sa i përket organizimit të fushatës elektorale, mbledhja e sot ka për qëllim dy  çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë më procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, garantimin e votës së lirë si misioni themelor i PD.

Sot jemi dëshmitarë të bllokimit total të Integrimit të Shqipërisë në BE, investimet e huaja janë bllokuar, askund nuk ka punë, shqiptarët po largohen masivisht nga vendit. Dalja nga kjo gjendje është detyra jonë. Mesazhet i kam marrë në Uashington, Bruksel dhe Berlin nga përfaqësues të lartë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat